Kanë dalë të dhëna të llahtarshme/ PD kërkon zgjatjen e hetimit për ‘TIMS’, Salianji: Duhet të thërrasim dëshmitarë të tjerë

Është mbajtur sot mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me të dhënat e “TIMS”, ku u mor dëshmia e fundit e Dorian Tolës, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Ndërkohë që PS ka kërkuar përfundimin e hetimit, Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e procesit hetimor.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji, kërkoi zgjatjen e hetimit, ndërsa shtoi se dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore dhe duheshin thirrur edhe dëshmitarë të tjerë.

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, tha Salianji.


Shtuar 15.07.2024 14:53