Belind Këlliçi e Luçiano Boçi kanë dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetit pasi do të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit për kryetarë bashkie.
Këlliçi është kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Luçiano Boçi kandidon për bashkinë e Elbasanit nga ky koalicion.
Pritet që Boçi të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasnait, Gledjan Llatjan, ndërsa Këlliçi kryebashkiakun Veliaj.
Kujtomë që PS nesër do të zyrtarizojë listën me 61 kandidatë, por në këto dy bashki duket e sigurtë që nuk do të ketë risi./Albeu.com/