Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se me rastin e dënimit dhe heqjes së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u dëshmua në mënyrë të plotë kapja e shtetit nga Edi Rama. Dule tha se u arritën të komprometohen shumë institucione të tjera përveç policisë apo segmenteve të drejtësisë.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e gjykatës. U arrit që të komprometohen shumë institucione të tjera përveç policisë, segmenteve të drejtësisë edhe KQZ deri te Presidenca e Republikës. U dëshmua në mënyrë të plotë kapja e shtetit nga Edi Rama” u shpreh Dule.
Moderatori i emisionit Çim Peka publikoi dokumentet që tregojnë se Vangjel Tavo, prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në Himarë.
Debati në studio:
Dule: Pavarësisht se dukeshin gjërat që në momentin që u emërua prefekt, nuk besoja që zoti Tavo të keqpërdorej nga zoti Rama në një zonë kaq delikate dhe kaq komplekse që është Himara.
Peka: Ka ndryshuar adresën që në prill i ka marrë masat për këtë gjë. Foto e ndryshimit të adresës së Vangjel Tavos është bërë banor i Himarë që në 3 prill 2024. Pa pasur vendim të gjykatës, Rama e kishte të qartë që do e marrim mandatin, regjistrohu si banor i Himarës se kështu e kërkon ligji për të kandiduar më pas. Kjo është një provë që vendimi i gjykatës është dhënë politikisht.
Dule: Nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e gjykatës. U arrit që të komprometohen shumë institucione të tjera përveç policisë, segmenteve të drejtësisë edhe KQZ deri te Presidenca e Republikës. U dëshmua në mënyrë të plotë kapja e shtetit nga Edi Rama.