Kandidati i LSI-së u kap blerë vota, SPAK regjistron çështjen hetimore

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar çështjen hetimore për videon ekskluzive të publikuar nga “Top News” ku kandidati i LSI-së, Etion Joka shihej duke dhënë para në këmbim të blerjes së votës.

Në video shfaqet kandidati i LSI në Tiranë, i renditur i 22 në listë, Etjon Joka duke blerë vota.

“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.

Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo një tjetër person i angazhuar me LSI, vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

“Tako Monikën, fol me Monikën”, thotë ai.

Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: “Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë”.

“Më tha Monika ke taku diamant. Jam diamant. Ik fol me Moniken. Se do t’i mbushi ajo Monika veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha. Se Xuri ia mer kalamajt nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Mori bodigardin e Berishës në tel, Ermalin. Mali si je. Ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllai. I thotë Xurri sa më premto? Njëmijë i thotë. Thua Doktorit ka thënë Xurri njëmijë po në të gjithë Shqipërinë.

Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo. /tch

 

Shtuar 23.04.2021 14:42