Kanceri i stomakut është një nga llojet më të rrezikshme, pasi dhe simptomat kalojnë pa u vënë re derisa sëmundja të avancojë. Mesatarisht, në Europë, 1-2 në 100 burra dhe 0,5 deri në 1 në 100 gra preken nga kanceri i stomakut.
Simptomat e kancerit në stomak janë të vështira për t’u identifikuar dhe mund të lidhen me shumë gjëra të ndryshme. Për fat të mirë, sëmundja është e lehtë për t’u trajtuar, veçanërisht kur zbulohet në një fazë të hershme.
Simptomat e kancerit të stomakut
Në një fazë të hershme, kjo gjendje shkakton pak simptoma, në varësi të vendndodhjes së tumorit në stomak. Megjithatë, ka disa simptoma që tregojnë për kancerin e stomakut.
-Marramendje dhe lodhje
-Anemia – për shkak të humbjes së zgjatur të gjakut nga stomaku
-Jashtëqitje me ngjyrë të errët
-Pak ose aspak oreks dhe neveri ndaj disa ushqimeve. Sidomos ushqimet me erë të fortë, si kafeja ose barishtet dhe erëzat.
-Ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë pasi keni ngrënë.
-Nauze
-Të vjella, ndonjëherë me sasi të vogël gjaku.
-Regurgitim dhe urth.
-Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut dhe/ose afër sternumit.
-Humbje e papritur në peshë, pa ndryshuar dietën tuaj ose rutinën e ushtrimeve.
-Nëse dyshoni se keni një nga simptomat e përmendura më sipër është e rëndësishme të vizitoni mjekun tuaj./albeu.com