Kancelari austriak “i prerë”: JO Ukraina para Ballkanit Perëndimor në BE

Kancelari austriak Karl Nechamer ka deklaruar se Ukraina nuk mund të antarësohet në Bashkimin Europian përpara Ballkanit Perëndimor.

Nechamer ka folur gjatë takimit të Partive Popullore Europiane, ku është shprehur se propozimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për krijimin e një këshilli politik me vendet që presin të anëtarësohen në BE, mund të provokojë dëme të karakterit strategjik.

Propozimi i Macron ishte refleks i situatës në Ukrainë dhe duke qenë se anëtarësimi i këtij vendi u kërkua menjëherë, lideri francez bëri atë që di të bëjë më mirë: dha iluzionin e shpresës me një marifet burokratik.

Për Nechamer vendosja e përparësive mund të sjellë probleme strategjike.

“Nëse kandidaturës së Ukrainës i jepet perspektiva e shpresës dhe hezitohet për Ballkanin Perëndimor, atëherë rajoni nuk do ta kuptojë këtë. Ka shumë angazhim në rajon dhe ne duhet ta marrim seriozisht atë.

Unë jam kryeminstri i parë nga një vend i BE-së që vizitoj Ballkanin pas një kohe të gjatë. Kjo duhet të ndryshojë, për shkak se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm gjeopolitikisht po aq sa Ukraina”, ka thënë ai.