Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Milot Rrëshen. Një kamion ka përplasur rëndë një grua, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në Tiranë
Njoftimi i Policisë:
Milot/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rendë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com