Kamion i mbushur me fishekzjarre përfshihet në aksident, dhuron shfaqjen surprizë që zgjati një orë (VIDEO)

Një kamion që mbante fishekzjarre me vlerë më shumë se 100 mijë dollarë , u përplas me një makinë në një rrugë kryesore në Kanada , duke e kthyer një natë të zakonshme në një spektakël të papritur.

Për rreth një orë , nata u kthye në ditë, me fishekzjarre që shpërthyen njëri pas tjetrit.

Përplasja, përveç shfaqjes speciale, la pas dhe një të lënduar që u transportua në spital.

 

@9news A collision between a car and a truck carrying more than $100k worth of fireworks caused a free litht show for passersby in Canada. ?? #canada #9News ♬ original sound – 9News Australia

Banorët e zonës janë habitur kur kanë dëgjuar një zhurmë shurdhuese. Sapo dolën nga shtëpitë e tyre, panë qindra fishekzjarre që dilnin njëra pas tjetrës.

Duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur, ata menduan se ishte ditëlindja e dikujt. Pak minuta më vonë në rrjetet sociale u bë i ditur lajmi për aksidentin automobilistik.


Shtuar 30.10.2023 20:29