“Kam vrarë 25 ushtarë në Afganistan”, lideri taleban reagon pas deklaratës së princ Harryt: Ishin njerëz, jo gurë shahu

Ditën e djeshme mediat britanike bënë publike pjese nga libri i princ Harryt dhe ndër të tjera ishte dhe një rrëfim i dukës së Sussex, që shprehej se kishte vrarë 25 ushtarë talebanë në Afanistan.

Pas kësaj deklarate ka reaguar një udhëheqës i lart i talebanëve, duke i thënë Princ Harryt se militantët që ai vrau në Afganistan “nuk ishin gurë shahu, por njerëz”.

Anas Haqqani shkroi në Twitter: “Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz; ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre. Midis vrasësve të afganëve, jo shumë e kanë dinjitetin tuaj për të zbuluar ndërgjegjen e tyre dhe për të pranuar krimet e tyre të luftës”.

Më herët, një ish-oficer i lartë i ushtrisë tha për Sky News se komentet e Harry ishin “të pagjykuara” dhe mund të nxisnin një sulm ndaj ushtarëve britanikë.

Koloneli Richard Kemp, i cili mori komandën e forcave britanike në Afganistan në vitin 2003 para daljes në pension, tha se rrëfimi i princit që ushtarët britanikë të trajnohen për t’i parë armiqtë e tyre si “më pak se njerëz” ishte veçanërisht i rrezikshëm.

Kolonel Kemp tha gjithashtu se njerëzit që mbështesin talebanët tani mund të “motivohen për të vrarë Harryn” për shkak të kujtimeve që janë “ringjallur” nga komentet e tij./albeu.com


Shtuar 6.01.2023 12:59