Shtetasi shqiptar Pjerin Prenga është kapur me “shtëpi bari” në Mbretërinë e Bashkuar.
Detektivët e dinin se Pjerin Prenga ishte i përfshirë në kultivim dhe trafikim droge për shkak se gjatë një goditje policore në vitin 2019 u gjet edhe pasaporta e tij. Në atë kohë u kap drogë me vlerë 358,000 £.
Megjithatë 31-vjeçari mësohet se së fundmi është liruar nga burgu për shkak se gjykata mori vesh se ai ishte nën presion nga trafikantët. Në vitin 2019 policia gjeti shtëpinë e barit me 427 bimë narkotike.
Mësohet se para gjykatës Pjerin Prenga ka thënë se e di që kishte bërë një veprim të gabuar dhe se i vinte keq. Sipas tij nuk kishte zgjidhje tjetër ndaj është detyruar të punojë si kultivues kanabisi. Mes të tjerash sipas mediave britanike, Prenga është shprehur se tashmë ai ka ndryshuar.
Prenga duhet të kryejë edhe 250 orë punë pa pagesë./albeu.com/