“Kam bombë në kamion!”, ky është amerikani që vuri në alarm Capitol Hill

Një burrë është vetëdorëzuar në polici pasi bëri kërcënimin për bombë pranë ndërtesës së Kongresit në Capitol Hill.

Floyd Roy Roseberry iu dorëzua vetë autoriteteve pasi kishte dhënë alarmin se mbarte eksploziv me vete.

Ai parkoi kamionin pranë Bibliotekës dhe më pas shpërndante video kërcënuese në rrjetet sociale.

Ishte një officer që pikasi 49-vjeçarin me një mjet në dorën e tij që dyshohej se ishte shpërthyese. Policia rrethoi menjëherë vendin teksa u përfshi në negociata me autorin.

Gjithsesi Policia po kontrollon kamionion teksa shumë godina në Capitol Hill janë evakuar, kurse të tjerëve u është bërë thirrje mos lëvizin.

 


Shtuar 19.08.2021 21:28