Kaluan doganën me 23 kg heroinë, arrestohet shqiptari e turku në Greqi

Në doganën e Selanikut janë vënë në pranga 2 persona të cilëve iu kapën 23 kg heroinë me origjinë nga Turqia.

Mediat fqinje raportojnë se kanë rënë në pranga një shtetas turk, 50 vjeç, dhe një shqiptar, 43 vjeç, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës.

Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në autostradën Selanik-Athinë. 50-vjeçari ka transportuar me kamion ngarkesën ilegale, të cilën e ka importuar përmes Doganave të Kopshteve, në Evros.

Në parkun e makinave, afër daljes në Veria, turku është takuar me shqiptarin, i cili ka marrë dy çanta shpine që përmbanin gjithsej 23 pako heroinë, me peshë totale 23 kg dhe 126 gram.

Lëvizjet e tyre janë monitoruar nga policia, e cila ka ndërhyrë, duke ndaluar makinën e drejtuar nga shqiptari, të ngarkuar me drogë, ndërsa në të njëjtën kohë është arrestuar edhe i bashkëpunëtori i tij 50-vjeçar.

Sipas llogaritjeve, pas papastërtive heroina do të katërfishohej, duke kapur një vlerë prej 90 milionë eurosh, nëse shitej në treg.