Kalonin rezervuarin me bidona për të hyrë në minierë, si u mbyt minatori 65-vjeçar në Bulqizë

Janë zbuluar detaje të tmerrshme nga vdekja e minatorit 65 vjeçar në Bulqizë, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Viktima, Mustafa Kamishi, ndërroi jetë teksa po shkonte në punë, me një varkë të improvizuar më të cilët minatorët kalonin rezervuarin për të hyrë në fabrikën e kromit, në pronësi të Bukurosh Koçit.

Të tre minatorët kanë humbur ekuilibrin duke përfunduar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e Kamishit.

Pasi kanë mundur të nxjerrin trupin e mikut të tyre, dy miqtë Rruzhdi Koçi dhe

Avni Alliu kanë tentuar të fshehin ngjarjen, duke e trajtuar si vdekje natyrale. Por kanë përfunduar në pranga e Policisë së Shtetit. Bashkë me ta është arrestuar edhe drejtori i fabrikës, Islam Nika, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë si dhe ka tentuar të fshehë ngjarjen.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ndërsa fillimisht u raportua se 65-vjeçari, punëtor i ferrokromit, mund të kishte pësuar atak kardiak. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.12.2021 15:56