Tetë persona janë arrestuar nga policia greke në Gumenicë, pasi transportonin emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Shqipërinë.
Dy prej të arrestuarve janë grekë, ndërsa 6 të tjerë nuk dihet ende se cilës shtetësi i përkasin. Ata akuzohen për shkelje të legjislacionit për të huajt.
Nga hetimet e policisë rezultoi se dy grekët kanë udhëtuar me makinat e tyre drejt një zone të Peloponezit, nga ku njëri ka hipur në automjetin e tij 6 të huajt, ndërsa tjetri, duke drejtuar mjetin e tij, vepronte si pararojë për të shmangur çdo kontroll policor, me destinacion përfundimtar kufirin greko-shqiptar, nga ku emigrantët e parregullt tentonin të largoheshin ilegalisht nga vendi.
Dy të arrestuarve iu gjetën dhe iu konfiskuan 2.920 euro, një shumë të cilën ata kishin rënë dakord si tarifë totale me 6 emigrantët e parregullt për transportin e tyre, ndërsa u konfiskuan edhe automjetet dhe celularët.