Kaloi natën në burg pasi u kap në Kosovë, Noizy reagon për herë të parë (VIDEO)

Reperi Noizy ka lënë qelinë e paraburgimit në Kosovë ku kaloi natën pasi u ndalua nga policia pas një urdhër gjykate.

Reperi i njohur u ndalua të mërkurën në mbrëmje në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Nuk dihet ende arsyeja e ndalimit të reperit.

Sipas vendimit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ishte i detyruar ta mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Noizy zgjodhi të paguante gjobën duke u liruar.

Vetëm pak minuta më parë, Noizy ka postuar një video nga ashensori ku konfirmon edhe njëherë se tashmë ai është në liri. /albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 13:32