Barcelona nis kontaktet me lojtarin e Juventus

Barcelona ka vënë në shënjestër italianin Federico Bernardeschi.

Gjatë udhëtimit në Torino për ceremoninë e çmimit Golden Boy, drejtorët sportiv të Barcelonës patën disa kontakte me Federico Pastorello, agjentin e lojtarit të Juventus-it. Bernardeschit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022. Nga mediat spanjolle përflitet se Barcelona po interesohet ta transferojë me parametra zero lojtarin në fund të sezonit.

Bernardeschi nuk ka gjetur marrëveshje për rinovimin me klubin e Juventus-it pasi klubi po kërkon t’i ulë rrogën edhe kjo gjë nuk i pëlqen lojtarit italian./ h.ll/ albeu.com


Shtuar 16.12.2021 13:42