Kalimi i paligjshëm i emigrantëve drejt kufijve të BE-së, në pranga tre persona (EMRAT)

Policia e Elbasanit, ka arritur finalizimin e dy operacineve të njëpasnjëshme kundër kalimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Evropës.

Në prangat e policisë kanë rënë tre persona në aksin Librazhd-Elbasan, pas tentativës për të kaluar ilegalisht 24 emigrantë të paligjshëm.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të ciin po bëntë transportimin e emigrantëve pa leje drejtimi. Të arrestuarit janë Aleksandër Rira (23-vjeç), Denis Çollaku (24-vjeç) dhe Florjan Mustafa (22-vjeç)

NJOFTIMI:

“DVP Elbasan/Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, 2 operacione të njëpasnjëshme kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve drejt BE-së.

Kapen në aksin “Librazhd–Elbasan”, dhe vihen në pranga 3 shtetas që transportonin në 2 raste, 24 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht, në Shqipëri.

Njëri prej tyre e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.
Sekuestrohen 2 automjetet.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë.

Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara:
-“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan;
-“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”


Shtuar 5.08.2026 12:03

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş