“Kalbu në burg!” Pagoi vrasjen e bashkëshortes, shpërthejnë komentet ndaj Naim Murselit, çifti kishte aplikuar për divorc disa vjet më parë

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, sidomos pasi u zbulua që krimi ishte planifikuar nga i shoqi, i cili e kishte inskenuar ngjarjen si grabitje.

Reagimet kanë qenë të shumta pasi ish-këshilltari i Behgjet Pacollit pranoi fajësinë.

Në faqen e tij në “Facebook” ka vërshuar një lumë me komente.

Qytetarë të shumtë, të mllefosur, kanë komentuar në fotografitë e tij. “Kriminel i keq, kalbu në burg katil!”, është një prej komenteve, ndërsa një tjetër shkruan; “Tash kalbesh në burg, paska qenë privilegji yt i fundit në këtë botë kjo foto”.

Ndërsa një qytetare tjetër, e cilësoi Murselin si “njëri të poshtër”.

Ndërkohë një një tjetër komentues hedh dyshimin se shkak është bërë kërkesa për divorc e viktimës, që sipas tij nuk ishte pranuar nga gjykata.

Sipas Gazeta Express, Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

 

 


Shtuar 2.12.2023 10:50