Ka polemika në Argjentinë: Dybala ka tradhëtuar Orianën, e kaloi natën në party me një modele (FOTO LAJM)

Nga Amerika e Jugut, kanë dalë disa thashetheme rreth tradhëtisë së Dybalas ndaj Oriana Sabatini.

Në krizë? E çuditshme të thuhet, duke pasur parasysh postimet romantike që çifti shpesh i ndan në rrjetet sociale, shkruan Albeu.com.

Megjithatë në Argjentinë ata nuk kanë dyshime: kampioni i Juventusit e ka tradhtuar këngëtaren bukuroshe, e cila në këto ditë do të dalë me një hit të ri me titull “Tuyyo”.

Sipas disa faqeve të thashethemeve të Amerikës së Jugut, sulmuesi 27-vjeçar u kap duke darkuar në Bayside, një klub nate shumë i famshëm në Buenos Aires, në shoqërinë e një gruaje tjetër.

Oriana e tradhtoi?

Deri më tani çifti  vijon të shkojë mirë por pas gjithë dashurisë që të dy ndajnë në rrjetet sociale, duket se është e vështirë të besosh se një çift kaq i bukur mund të jetë në krizë: a ka ndonjë shpjegim tjetër?. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 20:38