Ka humbur kontaktet me familjen, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi që nuk flet

Këtë të hënë, një qytetar i cili nuk flet, është gjetur në Golem, pasi ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Policia e Durrësit, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e tij, në mënyrë që ta bashkojë me familjen.

Kush e njeh mund të njoftojë policinë ose familjen e tij.


Shtuar 12.08.2024 13:19