Juventus është duke u treguar intensiv në merkato ende pa filluar ajo.
“Zonja e Vjetër” do të jetë pa Dybala sezonin e ardhshëm dhe tashmë ata kanë filluar të kërkojnë për një zëvendësues të duhur në rolin e tij. Raspadori është një emër konkret, por Juventus nuk do ta kishte problem të gjente edhe një lojtar tjetër, me më shumë eksperiencë.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, ditët e fundit ka pasur kontakte mes Juventusit dhe rrethit të Angel Di Maria, sulmuesit të PSG të cilit i skadon kontrata në qershor. Ai mund të pranojë një kontratë 1 ose 2 vjeçare, pasi Di Maria dëshiron që kontratën e tij ta mbyllë në Argjentinë./ h.ll/albeu.com
