“Juve ju rritet inati, mu po më rritet …”, Deizi “trondit” sërish rrjetin me postimin e radhës, me kë e ka këtë herë?

Një muaj më parë Dy vajzat nga Bilishti ishin kryefjalë e lajmit, ndërkohë sot u shfaqën sërish.

Më parë vajzat akuzoheshin për prishje të qetësisë publike, ndërsa sot makina e Deizi Arapit ishte gjetur e djegur para shtëpisë së saj ku kjo e fundit dyshon se zjarri makinës së saj mund t’i jetë vënë nga njerëz të deputetit të PD.

Nisur nga ky fakt Arapi bazohet në një konflikt që ka pasur kohë më parë me deputetin Bledion Nallbati, kohë kur ky i fundit ishte në detyrën e kryebashkiakut të Bilishtit.

“Jeta ime është në rrezik.  I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë.  Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, është shprehur Deizi Arapi.