Manchester United pret me krahëhapur rikthimin e CR7

Kristiano Ronaldo nuk është më i lumtur te Juventus me portugezin që e mendonte ndryshe aventurën e tij në Itali, sidomos në këtë sezon. CR7 synonte trofeun e Ligës së Kampionëve, mirëpo bardhezinjtë në këto tre sezone nuk i kanë përmbushur pritshmëritë.

Ndaj, sulmuesi po mendon të lëvizë nga Torino dhe në horizont është një rikthim i bujshëm në Mançester, atje ku me fanellën e Junajtid nisi rrugëtimi i Ronaldos në skenën kryesore të futbollit. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq”, kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, Horge Mendes.

Ronaldos në fakt nëse e dëshiron me të vërtetë këtë transferim do t’i duhej të përgjysmonte rrogën e tij sezonale. Sakaq, Juventus nuk do të nxirrte pengesa dhe do të mjaftonin vetëm 26 milionë paund për ta lënë të lirë. Tashmë, mbetet si do të ecin negociatat mes Junajtid dhe Ronaldos e agjentit të tij. /VipSport.al/

 

Shtuar 23.04.2021 03:04