Julian Deda shpërthen ndaj Mark Markut: Pordh*c dhe arrogant, si të lësh gruan një ditë pas martese

Ditën e djeshme pedagogu Mark Marku dha dorëheqje nga mandate i deputetit që e kishte fituar në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës duke renditur një sërë arsyesh.

Të shumta ishin reagim pro dhe kundër veprimit të Markut, por më të lënduarit duket se janë ithtarët e Bashës dhe Berishës.

Së fundmi Julian Deda ka shpërthyer përmes një statusi në Facebook mbi veprimin e pedagogut të gazetarisë duke e quajtur si veprim pordhac dhe arrogant.

Statusi i plotë:

Keta qe japin doreheqjen nga deputetlleku pa dhene akoma asnje kontribut ne kete drejtim, me duken jo vetem pordhace dhe arrogante, por tregojne edhe nje mos-respekt per ata qe i dhane voten duke e shperfillur vullnetin e qytetareve.

Pra jane mbi 5000 vota personale, ca ne Lezhe, ca ne Tirane, te hedhura ne kosh te plehrave dhe kjo nuk eshte aspak normale.

Eshte tamam si te besh nje dasme, te therrasesh gjithe fisin tend dhe te gruas, ti besh ata te harxhojne nje hale me lek per te te bere dhurata dhe te nesermen te divorcohesh me pretekstin se nusja, me te cilen re ne dashuri, papritur u be njeri i keq direkt pas dasmes.

P.s. Nuk me interesojne fare arsyet se pse e kane marre kete vendim, mund te kene te drejte ose jo, kjo eshte ceshtje tjeter./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 13:14