Mark Marku me kritika ndaj PD-së: Opozita s’duhet të jetë sa për të trembur Ramën

Deputeti i PD-së, Mark Marku ka mbajtur një fjalim në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku është shprehur kritik ndaj partisë ku ai është pjesë, teksa ka renditur të gjitha gabimet që demokratët bënë gjatë fushatës elektorale apo në diskurin politik.

Sipas tij ndryshimet që janë propozuar për Kuvendin Kombëtar dhe strukturat e PD-së janë të kota dhe se ato nuk sjellin asnjë ndryshim në gjendjen ku ndodhet vendi, madje sipas tij i shërbejnë si dekor regjimit Rama. “Studiuesi na rekomandon të mos i bëjmë këto gabime. E para, opozita s’duhet të jetë sa për të trembur pak Ramën!  Jo si një alternative në rastet e jashtëzakonshme, dhe për më tepër jo si një opozitë aksidentale që vjen në pushtet. Në qoftë se i bie radha, apo ndodh një katastrofë e madhe.

S’duhet ta bëjmë këtë, duhet të jemi opozitë alternative, dhe jo për të shuar revolta spontane të mundshme dhe për ti shuar ato apo kanalizuar, siç bëmë ne te protestat e të rinjve.

Jo për të bllokuar alternativa të reja politike, jo për dekor politik, si gjuhë formale dhe universale gjë që ishte i gjithë diskursi i këtij Kongresi.

E gjithë gjuha që u përdor këtu ishte dekor, gjuhë formale universale për të thënë gjithçka dhe për të mos thënë asgjë gjë që i shërben regjimit.

Jo për të ndarë pasuri midis estabilishmentit politik pavarësisht ngjyrave të tij. Jo për të luajtur me pushtetin një here ti një herë unë dhe pa ndryshuar asgjë.

Jo për të ushqyer durimin dhe jemi pikërisht këtu në këtë moment se pas 4 vitesh diçka do ndryshojë ose aq me keq se diçka do ndodhe me zgjedhjet lokale, shtator, tetor nëntor apo dhjetor.
Është krim të mashtrojmë ata që na besojnë. T’u themi ne nuk fituam këtë radhë, por ka 8 vjet që u themi na besoni dhe këtë radhe se do vijmë në pushtet”, thekson ai.

Mark Marku ka propozuar rithemelimin e partisë Demokratike, duke thënë se vetëm kështu, duke ‘rishpikur vetveten”, PD do behet forcë e besueshme politike.

Pjesë nga fjalimi i Mark Markut

Ky Kuvend do prodhojë dy gjera, do miratojë disa ndryshime statutore për zgjerimin e Kryesisë, zgjerimin e Kuvendit Kombëtar, si dhe mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor. Unë mendoj se të katër këto propozimet janë kot. Zgjeroje sa të duash Kuvendin Kombëtar aq më shumë e diskfunksionalizon, pra janë propozime që në thelb nuk kanë kurrfarë relevance për gjendjen ku ndodhemi.

Nuk mendoj se ka çaluar puna jonë se Kryesia ka pasur pak anëtarë. S’mendoj se situata ku jemi është se Kuvendi Kombëtar ka pasur 100 anëtarë dhe duhet të kishte 400, 500, hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar, por çfarë kuptimi ka?

Kemi thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, madje krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme qoftë për PD, vendin dhe për shoqërinë shqiptare.

Jam i bindur se me këtë qasje ne e shndërrojmë PD-në në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenurit në opozitë, pra duke krijuar legjitimitetin për të punuar në opozitë! Pa prespektive për ardhjen në pushtet.

Siç e formuloi filozofi dhe akademiku Artan Fuga ndodhemi para rrezikut që ta disfunksionalizojmë, PD-në si opozitë duke e shndërruar në dekor të regjimit. Opozita ka dhe Rusia apo Bjellorusia edhe në Turqi apo Venezuale.. ka 20 vjet që Putini është në pushtet dhe ka dhe opozitë. Atë të paktën dhe vriten, një kryetar i opozitë është në burg. Në s’dolëm një sekondë për të protestuar për zgjedhjet, kujt do ja mbushin mendjen që jemi mërzit se na kanë vjedh zgjedhjet?

Studiuesi na rekomandon të mos i bëjmë këto gabime. E para, opozita s’duhet të jetë sa për të trembur pak Ramën! Jo si një alternative në rastet e jashtëzakonshme, dhe për më tepër jo si një opozitë aksidentale që vjen në pushtet. Në qoftë se i bie radha, apo ndodh një katastrofë e madhe.

S’duhet ta bëjmë këtë, duhet të jemi opozitë alternative, dhe jo për të shuar revolta spontane të mundshme dhe për ti shuar ato apo kanalizuar, siç bëmë ne te protestat e të rinjve.

Jo për të bllokuar alternativa të reja politike, jo për dekor politik, si gjuhë formale dhe universale gjë që ishte i gjithë diskursi i këtij Kongresi.

E gjithë gjuha që u përdor këtu ishte dekor, gjuhë formale universale për të thënë gjithçka dhe për të mos thënë asgjë gjë që i shërben regjimit.

Jo për të ndarë pasuri midis estabilishmentit politik pavarësisht ngjyrave të tij. Jo për të luajtur me pushtetin një here ti një herë unë dhe pa ndryshuar asgjë.

Jo për të ushqyer durimin dhe jemi pikërisht këtu në këtë moment se pas 4 vitesh diçka do ndryshojë ose aq me keq se diçka do ndodhe me zgjedhjet lokale, shtator, tetor nëntor apo dhjetor.
Është krim të mashtrojmë ata që na besojnë. T’u themi ne nuk fituam këtë radhë, por ka 8 vjet që u themi na besoni dhe këtë radhe se do vijmë në pushtet.

Ke ushqyer me shpresë njerëz të cilët janë të detyruar të na besojnë, njerëzit e tjerë nuk na vijnë mbrapa.

Që PD të kthehet në pushtet duhet të hapë një proces transformimi të madh. Të bëjë një akt rithemelimi duke rishpikur vetëveten.

Kjo behet duke pasur një mision! Rithemelimi i vetëvetes dhe Republikës së re që ne e nisëm, Basha e nisi si fjalë kyçe në diskursin e tij, por fatkeqësisht u braktis.

Unë e kam propozuar që në 2012, isha deputet dhe po shikoja se si po degradonim dhe po shkonim drejt humbjes së pushtetit dhe unë kam propozuar publikisht, atëherë ndoshta ishte pak e nxituar, sot jemi të vonuar nëse do duam ta bëjmë. Është akt që e bëjnë partitë europiane dhe akti i rithemelimi nuk do të thotë shkrirjen e Partisë, por është kusht për jetëgjatësinë e saj.

Shtuar 17.07.2021 16:21