“Ju jeni tanët, ujë dhe drita falas”, Balla tregon rrëfimin e Sokol Olldashit për zgjedhjet e 2007-s

Teksa shpjegoi dukurinë e përzierjes së traditave të ndryshme në Tiranë, gjatë emisionit Tiranë-Prishtinë gazetari Sokol Balla ka treguar një episod me të ndjerin Sokol Olldashi, ish deputet në PD. Balla tha se kur Olldashi u takua me disa mbështetës të PD dhe u bëri premtime duke u thënë që “jeni tanët”, gjë që në atë kohë ndante veriun nga jugu, ata thanë se “janë tiranas dhe jo të tyrët”,

Balla u shpreh se virusi i Tiranës është i tillë, që kush jeton në këtë qytet fillon të ndihet i tillë, ndërsa shtoi se e njëjta gjë ndodh edhe me Prishtinën.

“Mbështetësit kryesorë të Bashës në PD sot vijnë nga PD në jug të vendit jo në veri. Pasi nuk ndahet më Shqipëria. Dhe figurat politike nuk janë më të dikurshmet, Fatos Nano jugu, Sali Berisha veriu. Metropoli është vendi ku ndërthurja e rrymave ndodh. Sokol Olldashi, miku dhe shoku im më ka treguar një histori të bukur.

Në vitin 2007 ai kandidoi për Bashkinë e Tiranës dhe më tregonte vite më pas që ai shkoi në Shkozë ku kryesisht sipas të dhënave të PD ishin mbështetës të PD. Tha shkuam atje dhe U thamë dritat falas dhe uji falas sepse ju jeni tanët. Reagimi ishte i tillë që ne kemi ardhur nga jashtë Tirane? Jo ne jemi tiranas. Virusi i Tiranës është i tillë. Kush jeton në Tiranë vazhdon dhe ndihet tiranas. E njëjta gjë ndodh edhe në Prishtinë”, tha Balla.

“Torino është kryeqyteti i mbretërisë së vjetër italiane por Roma është kryeqyteti i botës, unë them për shkak të rrethanave të caktuara, intelektualizmi në Prishtinë reflekton një nivel më të lartë se ai në Tiranë. Unë mendoj që kushtet më pjellore për zhvillimin e tij i ka Tirana”, deklaroi Balla./Abcnews.al


Shtuar 17.12.2021 22:33