Jozefina Topalli e thotë hapur: Çdo mandat e kalojmë tek e djathta!

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka treguar se cili është kushti i saj për t’i bashkuar mandatet e saj në zgjedhjet e 25 prillit me të PD.

E ftuar në emisionin ‘RealStory”, Topalli tha se  është e gatshme të bashkojë mandatet vetëm nëse kryeministri i ardhshëm do të jetë i pakorruptuar. Sipas saj, lëvizjet e reja nga ish-anëtarë të PD janë krijuar vetëm kundër 3 kryetarëve ekzistues.

‘’Për shkak të kësaj luhatje, të asnjë shansi e qasje, reformimit të PD, kemi krijuar lëvizje të reja ndaj 3 kryetarëve ekzistues. Çdo mandat që ne do marrim do shkojnë tek spektri i djathtë, me një kusht, e përsëris, kushti i vetëm është që kryeministri i ardhshëm të jetë i pakorruptuar.’’– tha Topalli.

Shtuar 29.03.2021 10:03