Jorida Tabaku shkon në Presidencë (FOTO)

Ditën e sotme, deputetja demokrate Jorida Tabaku, është fotografuar duke dalë nga Presiedenca.

Kujtojmë që, sot është afati i fundit për presidentin që të shpreh qëndrimin e tij për ndryshime ligjore për komisionet hetimore.

Prezenca e Tabakut në Presidencë, duket se ka të bëjë me çështjen në fjalë.

Më herët, presidenti i kishte bërë thirrje opozitës që të konsultohej për ndryshimet ligjore.

Siҫ duket, presidenti ka dashur t’i shkojë deri në fund sqarimit të personave me relevancë nga opozita.


Shtuar 18.01.2024 12:40