Jordi Alba: Shkurtohet paga? Do të flas personalisht me klubin

Mbrojtësi i Spanjës, Jordi Alba, foli për situatën e Barcelonës në një konferencë për shtyp.

“Ulja e pagave? Do të flas personalisht me klubin, askush nuk duhet ta marrë vesh se për çfarë po flas me klubin.

Unë kam mbajtur një konferencë për shtyp vitin e kaluar. Nuk duhet të ketë dyshime për angazhimin e kapitenëve. Ne i dimë vështirësitë e klubit dhe nuk duhet të ketë dyshime për asgjë.

Atë që thuhet nuk mundem dhe as nuk do ta kontrolloj. Nevojat e klubit janë ato që janë dhe ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Katër kapitenët do të ndihmojnë dhe madje kushdo që dëshiron ta bëjë.

Është një linjë që duhet ndjekur, ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj klubit dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë”, është shprehur Jordi Alba për situatën e Barcelonës./h.ll/albeu.com


Shtuar 11.06.2022 19:08