Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer. Vaksinimi i Biden është bërë para kamerave, njësoj si me dy dozat e mëparshme.
“Më lejoni të jem i qartë, nxitësit janë të rëndësishëm. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë është që të vaksinohen më shumë njerëz.… Ne duhet të vaksinojmë njerëzit.
Ju lutem, ju lutem bëni gjënë e duhur. Ju lutemi merrni dozën përforcuese. Mund të shpëtojë jetën tënde dhe të atyre që të rrethojnë,”- tha Biden para gazetarëve, duke u bërë kështu një nga qytetarët e parë amerikanë që merr dozën përforcuese të këshilluar nga CDC.