Disa ditë më parë, në media u publikua dëshmia e Ardjan Çapjës, i cili përmendte dhe emrin e një zyrtari të lartë me emrin Taulant, si të përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Pas bërjes publike të dëshmisë, akuzat lumë kanë vërshuar për Taulant Ballën, ku nga opozita e kanë cilësuar si “porositës vrasjesh”.
Ndërsa tema, nëse Balla ka qenë ajo jo i përfshirë në këtë ngjarje kriminale, është ende e nxehtë, Syri.net ka publikuar përgjime që sipas tyre tregojnë se Balla ka lidhje dhe me banda të tjera, në veri të vendit.
Në përgjimet e bandës së Bajrëve, të bëra nga SPAK, del sërish emri i politikanit Taulant. Gjatë këtyre përgjimeve, politikani Taulant merr përsipër të zgjidhë diçka për bandën.
BISEDA e publikuar nga SYRI:
685: G është dakord!
008: Po.
685: Po hajde, besoj ndonjë lloj influence do ketë.
008: G është dakord, Taulanti po mundohet për të marrë firmat, ai po, Taulanti është motorri.
685: E marr vesh, mirë, mirë, ok.
008: Na ishte dashtë edhe një nga PD-ja.
685: Jo, s’kam naj një dmth që tia vlejë se…
008: Mirë pra.
685: Nuk ma ha menja se i hudhin topa për shalësh këta.
008: Këto mund t’i hudhësh topa për shalësh kur e kanë brë ligji.
685: Po.
008: Se i kanë shfrytëzuar vërejtjet që ka ai për lojërat e fatit dhe e kanë bo si kanë dashtë.
685: Mu dje më mori ky çuni që është me këtë… me atë ‘Maematikun’…
008: Me…
685: Me këtë ‘Maematikun’ (nuk dëgjohet mirë) këtej më mori, po më thotë që dun me janë në fjalë të mira, dun me e shty, me e ba…