Jo vetëm që vodhën energji por rrahën edhe punonjësit e OSHEE, në pranga vëllezërit

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave dhe vënien në kërkim të një tjetri, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe kundërshtim të punonjësit që kryen detyrë shtetërore.

Kështu, gjatë një kontrolli të kryer për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, janë vënë në pranga dy vëllezërit Kleu Luli dhe Klodian Luli, përkatësisht 23 dhe 18 vjeç, dhe 48-vjeçari Pal Bezhi, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrolleve të përbashkëta të policisë dhe OSHEE, në banesën e këtyre shtetasve janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lezhë / Vijojnë kontrollet në bashkëpunim me OSHEE-në, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE-së, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras. Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”. /albeu.com/

 


Shtuar 5.12.2021 11:51