Jo vetëm nga ethet e luftës, Kievi “pushtohet” dhe nga moti i acartë (FOTO LAJM)

Ndërsa trupat ruse po përparojnë në Kiev, temperaturat në kryeqytetin e Ukrainës janë shumë të ulëta.

Në çdo rrethanë tjetër, ky mot do të kishte qenë i bukur, por për momentin bora është një shqetësim më tepër në listën e problemeve të banorëve të Kievit.

Me mijëra njerëz të strehuar në bodrume të pa ngrohura, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin.

Temperaturat kanë lëvizur nën 0 gradë Celsius gjatë dy javëve të fundit në Kiev.

Në ditët para fillimit të pushtimit, qiejt ishin blu dhe qyteti me diell. Por, së fundmi moti mori një kthesë të papritur dhe të padëshiruar për ukrainasit.

Njerëzit kanë kaluar orë të tëra duke pritur në radhë të gjata në dyqanet ushqimore dhe farmacitë në qytet pasi ato u hapën për herë të parë pas një shtetrrethimi 36-orësh.

Për momentin, infrastruktura kryesore e qytetit po qëndron në këmbë. Energjia elektrike, nxehtësia dhe uji janë të disponueshme normalisht, por frika e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve është rritur, pasi një kolonë e gjatë ushtarake ruse është nisur drejt Kievit./albeu.com