Jo vetëm në Shqipëri! Çifit Italian ikën pa paguar në Avezzano, pronarët i publikojnë fotot

Jo vetëm në Shqipëri! Me sa duket italianët e kanë traditë që të largohen pa paguar edhe nga vendi i tyre.

Një çift u largua pa paguar faturën e tyre nga një restorant peshku.

“Nuk e di se çfarë edukimi keni marrë nga prindërit tuaj dhe më vjen shumë keq për ta, por nëse nuk doni që këto imazhe të cilësisë së lartë t’i dërgojmë në Polici dhe t’iu denoncojmë, ju lutem ejani dhe paguani faturën tuaj.”

Ky është mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga pronarët e restorantit “Sensei Sushi” në Avezzano, duke bashkangjitur padyshim fotot e çiftit që u larguan pa paguar dhe faturën e tyre.

“Ato 89 euro që duhet të paguanin nuk do ta ndryshojnë situatën tonë, por për të respektuar të gjithë njerëzit që vijnë këtu dhe paguajnë rregullisht, dhe të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, njerëz me familje, njerëz që rrinë e shkarkojnë mallra në  mes të temperaturave të larta, etj” vazhdon mesazhi i pronarëve.

Kujtojmë se para disa ditësh, disa turistë italianë në vendin tonë u larguan pa paguar faturën në një restorant në Berat. Video u bë publike nga pronarët e restorantit dhe shumë shpejt u bë vitale. Për incidentin u vu në dijeni edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cila pagoi faturën e tyre./Albeu.com/


Shtuar 25.08.2023 15:12