Ministri i Jashtëm i Kinës i ka thënë homologut të tij bjellorus se Moska është e gatshme të punojë me Minskun për të thelluar besimin e ndërsjellë politik mes dyshes, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme kineze.
Kina do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Bjellorusisë për të kundërshtuar forcat e jashtme që ndërhyjnë në punët e saj të brendshme, tha Qin Gang në një telefonatë me Sergei Aleinik, thuhet në deklaratë.
Një vit më parë, Bjellorusia, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe Rusinë, i lejoi Rusisë të përdorte territorin e saj si pikënisje për sulmin e saj ndaj Ukrainës. Presidenti Alexander Lukashenko tha më herët në shkurt se Bjellorusia ishte gati ta bënte këtë përsëri.
Kievi ka shprehur shqetësime për muaj të tërë se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës në anën e Rusisë, një kërcënim i mundshëm që e ka detyruar atë të devijojë trupat për të mbrojtur veriun e Ukrainës, ndërsa bën luftë me Rusinë në lindje dhe jug. /albeu.com