Autoritetet kolumbiane nuk kanë arrestuar vetëm Besnik Nikollin të njohur si “El Gordo”, por edhe një tjetër shqiptar.
Mësohet se është arrestuar dhe Lirido Ajazit ose Lirido Shkurtajt , i cili njihet edhe me pseudonimin ‘Mario’ dhe kërkohej edhe nga drejtësia në Lion, Francë.
Lidhur me këtë të fundit, dyshohet se ai ka pasur akses në disa porte detare në bregdetin e Atlantikut, nga ku koordinohej dërgesa e kokainës drejt Europës. Madje raportohet se ai do të takohej në Bogota me Nikollin.
Dy të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme të Kolumbisë dhe pritet që pas procedurave të tyre gjyqësore të nisin proceset e ekstradimit drejt vendeve ku kërkohen.
Sipas mediave të huaja rasti i Lirido Ajazit dhe Besnik Nikollit nuk është rastësi, pasi muajt e fundit është evidentuar operacioni i kriminelëve ndërkombëtarë me precedentë të lartë kriminalë në Kolumbi.