Përvec Sali Berishës, në garë për kreun e PD mund të jetë edhe ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari.
Gjatë një interviste për “Të vaksinuarit”, Hajdari ka lënë të kuptohet se në rast se do të ketë një garë për kreun e Partisë Demokratike, ajo mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm dhe në këtë mënyrë do të sfidojë kryetarin aktual Lulzim Basha e ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pjesë nga biseda:
Aulon Kalaja: A jeni e gatshme të kandidoni për kreun e PD-së?
Rudina Hajdari: Mendoj që është një pyetje që për momentin nuk ka vend. Duhet zgjerim i PD-së.
Opozita është e përçarë dhe ne duhet patjetër ta bashkojmë. Të punojmë dhe të bashkëpunojmë që të bëjmë një opozitë të shëndoshe.
Aulon Kalaja: Keni dhe kredon se thuhet je vajza e heroit të demokracisë. A jeni e gatshme për këtë sfidë?
Rudina Hajdari: Për mua ka rëndësi procesi i zgjerimit të partisë. Patjetër që një nga figurat mund të jem dhe unë. Nuk është e rëndësishme individi.
Aulon Kalaja: Kur të rikthehesh nga SHBA-të çfarë do bëni?
Rudina Hajdari: Unë këto iniciativa jam duke i ndërmarrë dhe në SHBA-të. Jam gjithë kohës duke menduar si të kontriboj në shoqerinë shqiptare. Do mundohem që të vazhdoj kontributin tim.
Aulon Kalaja: Do jeni te nisma thurje apo te e djathta?
Rudina Hajdari: Jam duke parë hapin tjetër. Por ky është një proces që ndodh në bashkëpunim me të djathtën. Do mbështesja çdo lloj forumi politik që ka të rinj. E kuptoj faktin që jam e lidhur shumë me PD-në për shkak të së shkuarës time. /albeu.com/