Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar firmat e delegatëve që kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit.
Lëvizja e tij ka ardhur një ditë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur nga Berisha.
Vihet re se dosjet janë ndarë sipas degëve në qarqet e vendit.
Nga demokratët që kanë dalë haptazi krah Bashës, është konfirmuar se delegatët pjesëmarrës në Kuvendin e 18 dhjetorit do të jenë mbi 4800.
Partia Demokratike, ka në përbërjen e saj pak më shumë se 7 mijë delegatë. Por duket paradoksale mbledhja e firmave nga ish kreu i kësaj partie Sali Berisha i cili pretendon se ka mbledhur 5200 firma, ndërsa nga ana tjetër mbështetësit e Bashës flasin për 4800 delegatë të tjerë që janë rreshtuar krah tyre.
Së fundmi në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar të thirrur prej tij, ndërsa një ftesë e ka çuar edhe për kreun aktual të PD-së Lulzim Basha./albeu.com/