Jo vetëm Allegri, Juventus ka edhe të tjerë në listë për zëvendësuesin e Pirlos

Duket thuajse i sigurt largimi i Andrea Pirlos nga Juventus në fundin e këtij sezoni. Trajneri nuk ka pasur shumë fat në eksperiencën e tij të parë në krye të një skuadre, ndërsa drejtuesit bardhezinj kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.

I pari në listë është Masimiliano Alegri, një mik i presidentit Anjeli dhe një njohës i shkëlqyer i ambientit torinez duke qenë se ka shërbyer me sukses aty për pesë vite. Por, edhe pse është favorit për t’u rikthyer, drejtuesit e Juventus kanë në listë edhe emrin e Zinedin Zidan. Francezi e ka theksuar shpeshherë se një ditë do ta drejtojë ish-ekipin e tij, mirëpo mbetet për t’u parë nëse do të ndahet nga Real në fundin e këtij sezoni.

Ndërkohë, një surprizë në listën e bardhezinjve është Xhenaro Gatuzo. Ky i fundit është në angazhim me Napolin, por raporti i komplikuar me De Laurentis mund t’i japë fund bashkëpunimit. Në këtë formë, Gatuzo do të ishte i lirë dhe te Juventus e kanë pëlqyer punën e bërë nga ish-lojtari i Milan në këto sezone të para në rolin e trajnerit.

Shtuar 29.04.2021 04:04