Jo vetëm Alibeaj, Braho sërish me deklarata të forta: Bardhi, Salianji dhe dy të tjerë në listë për t’u vrarë më 8 janar

Jo vetëm Alibeaj, Braho sërish me deklarata të forta: Bardhi, Salianji dhe dy të tjerë në listë për t’u vrarë më 8 janar

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho pasi tha se në protestën e 8 janarit do të vritej Enkelejd Alibeaj, ka bërë sërish një deklaratë të fortë.

Ai tha për “Report TV” se në listë për t’u vrarë ishin dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, deputeti Ervin Salianji dhe dy persona të tjerë në këtë parti.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho./albeu.com


Shtuar 11.01.2022 20:23