“Jo, ti nuk mund të largohesh nga ne”, mesazhi prekës i deputetit të PD për humbjen e nipit në Sarandë

22-vjeçari Armando Kazma që humbi jetën ditën e djeshme në Sarandë duke luajtur futboll me shokët e e tij pasi i ra tenda për shkak të stuhisë së madhe që përfshiu qytetin është nipi i deputetit të PD Luan Baçi.

Baçi ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për humbjen e nipit të tij.

“Na dhemb zemra, na trishtove, na plagose në zemër”, shkruan ndër të tjera deputeti i PD-së.

Postimi:

Te mori zoti shpejt djali i dajos, te deshi prane vetes, te miret keshtu ikin!

Na dhemb zemra bir, na trishtove, na plagose ne zemer!

Nuk e besoj dot Armando, kurre nuk do ta besoj, jo ti nuk mund te largohesh nga ne!

Nga Mami jot, nga babi, nga vellai!

Nga te gjithe ne Armandua jone!

Pse bir, pse te deshi kaq shpejt zoti prane vetes!

Armandua jone i mire, kurre nuk do te harrojme, do te jesh gjithmone prane nesh, i miri yne!

Me fal Armando, me fal bir, lotet nuk me lene te shkruaj, ndihem i dermuar, nuk i them dot ato qe ndjej!

Te duam dhe do te duam pa fund, gjithe jeten sa te kemi fryme!

Qofsh i parajses bir, u prehsh ne paqe zemer i dajos! /albeu.com