Jo direkt, ja sa kohë pas ngrënies mund ta lini fëmijën të futet në det

Siç dihet, noti me barkun plot është jashtëzakonisht i rrezikshëm për të gjithë, e lëre më për fëmijët.

Sa kohë pas ngrënies mund të notojë fëmija në det?

Një këshillë e përgjithshme, në varësi të moshës së fëmijës suaj është si më poshtë:

Foshnjat

Për foshnjat që ushqehen me gji, zakonisht është mirë të jepet një sasi e vogël ushqimi deri në një orë para se të notojnë në det. Por, mos i jepni atij një shishe të tërë qumësht ose ushqim të ngurtë.

Të vegjlit dhe fëmijët më të mëdhenj

Lëreni të kalojë të paktën një orë mes ngrënies dhe notit në det.

Nëse fëmija është veçanërisht i gjallë, është më mirë të preferoni ushqime të lehta dhe lehtësisht të tretshme, si frutat dhe perimet. Përveç kësaj, duke ngrënë vakte të vogla dhe duke përtypur mirë, procesi i tretjes ndihmohet dhe për këtë arsye përshpejtohet./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 08:25