Jeton prej 6 vitesh në Dubai, vajza shqiptare tregon pyetjen e parë që i bënin të gjithë

Artenida Gjona, e cila jeton prej 6 vitesh në Dubai dhe punon si instuktore salse, në një lidhje “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se si mori vendimin e rëndësishëm për të lënë Shqipërinë.

Ajo ka rrëfyer se në fillimet e saj ka punuar si specialiste marketingu, edhe pse në Shqipëri ka përfunduar studimet për gazetari.

“Arsyeja pse e lash Shqipërinë është vetëm spese doja të kisha një karrierë tjetër. Kam studiuar për gazetari dhe e vetmja gjë që doja të bëja është diçka tjetër.

Kisha një diversitet kulture, nga një herë nuk i kuptoja se çfarë thonin se anglishtja ndryshon. Nuk mësohesha dot se është shumë nxehtë. Dimri këtu është si pranvera në Shqipëri.

Askush në Shqipëri nuk më pyeste çfarë feje kam. Sa erdha këtu kjo ishte pyetja e parë që më bënin ishte se çfarë besimi je. Edhe unë habitesha. Kur erdhi Ramazani duhet të visheshim me bluza të gjata.

Një vap s’di ç’të them, por tani gjërat kanë ndryshuar se Dubai nuk është më siç ka qenë 6 vite më parë.

Në fillim ishte hobi, kur isha në Shqipëri mora ca mësime kërcimi. Fillimisht, fillova si asistente ndërsa tani kam klasën time. pjesa më e madhe që vijnë uk janë kulturë vendase se po e mori vesh familja që vijnë në një kurs kërcimi nuk shkojnë gjërat mirë”, u shpreh Gjoni./albeu.com

Shtuar 27.01.2022 09:34