Jeruzalemi nuk gjen paqe as pas armëpushimit, sërish përplasje në xhaminë Al-Aqsa

Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, në Jeruzalem ka pasur sërish trazira.

Mësohet se palestinezët kanë hedhur gurë në drejtim të policisë izraelit, pasi këta të fundit kanë hedhur granata marramendëse dhe gaz lotsjellës.

Përleshjet e reja midis shpërthyen këtë të remten në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa të Jeruzalemit.

Trazirat ndodhën pas lutjeve të së premtes në xhami, vetëm disa orë pasi një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi.

Kujtojmë se Hamasi dhe Izraeli kanë qenë për 11 ditë në luftë, me sulme raketash të cilat u morën jetën shumë njerëzve dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 15:29