Jep mësime të gjuhës shqipe në Dubai, Hysaj: Ta flasin me krenari

Ajrina Hysaj është një pedagoge në Universitetin Wollogong të Dubait, ku jeton prej 22 vitesh sëbashku me familjen e saj. Një nga qëllimet e saj është mësimit të gjuhës shqipe në mënyrë vullnetare online, për këdo që ka dëshirë të komunikojë në gjuhën tonë qofshin ata me origjinë shqiptare apo të huaj. Në intervistën e saj për ‘Abc e Pasdites’, ajo shprehu se fillimet në Dubai qenë të vështira dhe kontakte me Shqipërinë apo shqiptarët minimale.

“Kur lindi ime bijë, isha shumë e gëzuar sepse më në fund mund të flisja shqip. Ajo e foli shqipen që e vogël në fakt, unë i flisja me të dyja gjuhët dhe ajo mund të ndryshonte nga gjuha në gjuhë. Kur lindi im bir, jo. Djemtë ndoshta janë ndryshe me gjuhët. Unë jam vura vetes si mision që të ulesh me orë e me orë të flisnim shqip. Ai me kërkonte që t’i flisja anglisht dhe unë i thoja jo unë shtëpisë time i flas me gjuhën e shpirtit. Botës i flas anglisht.” – shpreh Hysaj për Abc News Albania.

Ajo tregon se 22 vite më parë shteti ka qenë shumë më pak i zhvilluar, por dhe mundësia për të takuar shqiptar ka qenë thuajse inekzistente. Arsyeja pse ka marr iniciativën që të jap leksione në kanalin e saj të YouTube është sa personale aq dhe kombëtare. Pasi hasi vështirësi me djalin e saj, mendoi se çdo shqiptarët duhet ta ketë mundësinë që të mësoj gjuhën e tij që ta flasi kudo plot krenari.

“Shqipja përveçse është gjuha e shpirtit tim, është gjuha e historisë dhe traditave tona. Ne lidhemi me to dhe mundohemi që t’i transmetojmë, nëse e realizojmë këtë dhe popujt e tjetër krijojnë interes për vendin tonë. Ne jemi njerëz përpara gjithçka tjetër.”


Shtuar 25.01.2022 18:41