Jep dorëheqjen prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi

Pas rreth dy vitesh në detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022.

Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite.


Shtuar 17.01.2025 10:51