Java nis me shi, ky është parashikimi i motit për sot

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta me shi të dobët do të ketë në zonat perëndimore por gjysma lindore pa reshje deri në mesditë kur reshjet e shiut shtrihen edhe në lindje.

Pasditja dhe orët në vijim mbeten me vranësira dhe reshje afatshkurtra, por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes kur minimumi shënon 4-5°C por ulen me 2°C vlerat termike të mesditës duke shënuar jo më lart se 21°C.


Shtuar 22.11.2021 07:17