Jashtë shumë vapë, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani për të përballuar lehtë të nxehtin

Temperaturat janë mjaft të larta dhe pritet të rriten edhe më shumë. Për shkak të vapës po kërkojmë mënyra për t’u freskuar dhe po kërkojmë receta që nuk kërkojnë shumë punë për t’u përgatitur. Dhe sigurisht, basti i madh në ditët e nxehta është të mbajmë veten të hidratuar siç duhet.

Cilat janë ushqimet që ndihmojnë në hidratimin e trupit tonë?

Fruta dhe perime

Kanë përmbajtje të lartë uji dhe ndihmojnë në hidratimin në mënyrën më të mirë dhe më të shijshme! Nga perimet zgjidhni kastravecin, sallatën jeshile, kungulleshkat dhe domatet, ndërsa tek frutat veçojmë pjeprin, shalqirin dhe frutat e kuqe.

Shmangni kripën, yndyrën dhe sheqerin

Djathërat, ëmbëlsirat dhe përgjithësisht të gjitha ushqimet me shumë yndyrë, të cilat përmbajnë shumë kripë ose shumë sheqer, krijojnë një ndjenjë të fortë etje ndërsa e bëjnë më kompleks procesin e tretjes. Nëse konsumojmë ushqime që janë të vështira për t’u tretur nga trupi ynë, atëherë ka shumë mundësi që të rrisim temperaturën, diçka që nuk është shumë e këndshme në ditët kur temperatura e jashtme është e lartë. Pra, në verë, ne duhet hamë lehtë!

Jo ujë shumë të ftohtë

A keni pasur ndonjëherë etje për ujë shumë të ftohtë? Mendimi mbizotërues është se uji i ftohtë na shuan etjen. Megjithatë, kur pimë ujë shumë të ftohtë, trupi ynë bën një përpjekje të madhe për të rregulluar temperaturën e tij. Si rezultat, disa minuta pasi kemi pirë ujë të ftohtë, ne kemi edhe më shumë etje. Në me temperaturë ambienti është më mirë sesa uji i ftohtë në ditë të nxehta./albeu.com


Shtuar 26.06.2022 11:12