Jashtë anësori i Granadës për një mbrojtës! Surprizë të lista e Gjeorgjisë

Trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjol, pret një ndeshje ku ekipi do të duhet të vuajë shumë në prapavijë sot ndaj Shqipërisë. Të paktën kështu duket nga zgjedhjet që ka bërë për listën e 23 lojtarëve për duelin e sotëm.

Ashtu si Silvinjo, edhe Sanjol kishte grumbulluar 24 lojtarë për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Kështu, ndaj Çekisë ai u detyrua të linte jashtë një lojtar, duke zgjedhur mbrojtësin Luka Gadran.

Por për takimin e sotëm, ai ka kthyer Gadran në 23-she, duke nxjerrë jashtë një lojtar me tipare ofensive. Giorgi Tsitaishvili, anësori i sulmit të Granadës, është lënë jashtë listës nga trajneri dhe nuk do të jetë në dispozicion për këtë duel.

Një alternativë më pak në sulm, por një më shumë në mbrojtje, ku Sanjol me sa duket parashikon shpenzim më të madh energjish nga lojtarët e tij, ndaj kërkon të ketë sa më shumë mundësi zgjedhje në pankinë.


Shtuar 10.09.2024 19:43