Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një takimi me strukturat në njësinë Rrethina në Shkodër, se në datën 6 mars “Shtëpia e Lirisë” do të arrijë të fitojë zgjedhjet.
Berisha është shprehur se çmimet e produkteve janë rritur me 30 % dhe rrogat kanë mbetur po ato që kanë qenë.
Ai ka shtuar gjithashtu se revolucionin që ka nisur nuk do të mundet ta ndalë askush më 6 mars.
“Ne jemi në një revolucion që synojmë të sjellim liri për shqiptarët. Nuk ka forcë që të na pengojë ne që vota juaj, vullneti juaj të jetë përcaktues për zgjedhjen e të gjithë këshilltarëve, kryetarit të partisë në Shkodër e në Shqipëri. S’mundet më kush t’u diktojë se kush duhet të jetë kryetar partie kush deputet e kryetar bashkie apo dhe këshilltar. Do të jeni ju sepse e keni shkollimin politik dhe të gjithanshëm për të bërë zgjedhje shumë të mirë sesa zgjedhjet nga drejtuesit tuaj.
Zgjedhja që do bëni e mban të zgjedhurin me ju u detyrohet ju. Dhe ky pushtet bëhet më i fuqishëm më transparentë ndaj dhe ne jemi të vendosur pas këtyre zgjedhjeve të vazhdojmë betejën tonë jetike për të ardhmen e lirisë dhe të vendit, jetike se çfarë ka ndodhur këto tetë vite. Këto 8 vite ajo që është dhunuar më shumë është vota liria juaj dinjiteti”, tha Berisha.
Ish-kryeministri ka renditur sipas tij disa arsye se përse qytetarët duhet të votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” më 6 mars.
“Ata që janë të moshuar s’e kanë harruar këtë sistem që përdorte diktatura për të terrorizuar njerëz para votimeve. Vota u dhunua masivisht nga blerja nga bandat nga kërcënimet, nga pushimet nga puna nga marrja në punë në kundërshtim me rregullat. Kërkojmë votën të mbjellim shpresën. Kudo që shkoj gjej komunitete të shkretuara me të rinjtë. Kudo një situatë e krijuar me qëllim për të larguar shqiptarët nga Shqipëria. Pse thoni ju me qëllim, në këto tetë vite nëse çmimet janë rritur mbi 30%, rrogat jo vetëm që nuk janë rritur por në raport me çmimet kanë pësuar ulje po kaq. 38 mijë shqiptarë për fatura uji futi në burg për një vit. Asnjë diktaturë se bëri këtë, nuk zgjidhet me burgosje por me prerje kontratash e të tjerë me radhë. Të gjitha këto bëjnë që të rinjtë të mos kenë prespektivë dhe marrin rrugët e botës”./albeu.com/